Brenda një ore parashihet të rikthehet furnizimi me ujë në lagjen “Dardania”

Brenda një ore parashihet të rikthehet furnizimi me ujë në lagjen “Dardania”
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se pas defektit në dy pika kyçe në lagjen Dardania të Prishtinës, uji do të lëshohet rreth orës 18:00.
“Ju njoftojmë se ekipet e operimit dhe mirëmbajtjes janë ende duke intervenuar në sanimin e defektit në dy pika kyçe, në rrugën " Garibaldi" dhe te " Santea". Kur kemi intervenime në gypa të mëdhenj, parashikimi i saktë i përfundimit të sanimit është i pamundur, sepse përgjatë procesit të punimeve, atëherë kur natyra e defektit është më e ndërlikuar, mund të dalin probleme dytësore nëntokësore”, ka njoftuar ujësjellësi.
Sipas informacioneve nga terreni, tutje thuhet se, “rikthimi i furnizimit me ujë parashihet rreth orës 18:00-18:30.
KRU “Prishtina” ka kërkuar që rubinetat e ujit të lihet hapur për pak kohë kur lëshohet uji, për shkak të punimeve në rrjet që janë bërë.
Shpërthen gypi i ujit, lagjja “Dardania” në Prishtinë mbetet pa ujë
Kompania e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se ka shpërthyer një gyp në lagjen “Dardania” në Prishtinë.
“Në orët e hershme të mëngjesit të ditës së sotme, ka pëlcitë gypi i ujit fi 200 mm në rrugën" Garibaldi " në lagjen " Dardania" në Prishtinë. Ekipet teknike janë në vendngjarje”, thuhet në njoftim.
Ujësjellësi njofton se pa ujë të pijshëm është lagjja " Dardania" në Prishtinë ndërkaq nuk dihet ende se sa do të zgjasë sanimi.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Puna e mjekëve ambulantë që japin shërbime mjekësore nëpër shtëpi

Komuna liron hapësirat publike të zëna nga lokalet

Mungesa e autobusit në Gollak, nxënësit ndërpresin shkollimin

Komuna premton: Prishtina do të bëhet me lumë

Komuna e Prishtinës ndan 70 mijë euro për furnizim të bibliotekave me libra të rinj

Çmimore e re për parking në Qendër të Prishtinës, banorët rezidentë do të paguajnë 10 euro në muaj

Komuna e Prishtinës dërgon në përmbarim LVV-në, LDK-në, AAK-në e NISMA-n

Komuna u premton banorëve të Gollakut zgjidhje afatshkurtër për transport

Largohen tavolinat e vendosura në rrugë nga kafenetë në Prishtinë

Rinovohet salla sportive në shkollën “Zenel Hajdini” në kryeqytet

Tezgat në parking, fermerët vendosin produktet në trotuar
