Metro

Planifikohet zgjerimi i parkingjeve për qytetarët që hyjnë në Prishtinë

Planifikohet zgjerimi i parkingjeve për qytetarët që hyjnë në Prishtinë
Foto: EO
 

(Ekonomia Online) - “Prishtina Parking” synon zgjerimin e zonave për parkingje për banorët që vijnë nga jashtë Prishtinës. Kjo kompani ka filluar zbatimin e projektit për parkingjet publike me pagesë ku janë vendosur dhe laurat informuese.

Liridon Restelica, kryeshef ekzekutiv i “Prishtina Parking”, në një prononcim për Ekonomia Online, tha se aktualisht janë pesë parkingje të ndara në dy zona.