Metro

Shala: Numri i madh i nxënësve në Prishtinë shton nevojën për angazhim të mësimdhënësve të rinj

Shala: Numri i madh i nxënësve në Prishtinë shton nevojën për angazhim të mësimdhënësve të rinj
 

(Ekonomia Online) - Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Shpresa Shala, ka njoftuar se për shkak të problemeve gjysmëvjetori i dytë nuk ka filluar në disa shkolla të kryeqytetit.

Shala ka thënë se aktualisht në Prishtinë vijojnë mësimin 43 mijë nxënës. Sipas saj, numri në rritje i nxënësve që vijnë në Prishtinë për ndjekjen e mësimit shton nevojën për angazhim të mësimdhënësve të rinj.