Metro

Reduktime të ujit në dhjetëra lagje të Prishtinës - shkak turbullirat

Reduktime të ujit në dhjetëra lagje të Prishtinës - shkak turbullirat
Foto: KOHA
 

Kompania Ujësjellësi Rajonal "Prishtina” ka njoftuar se për shkak të niveli të lartë të turbullirës së ujit në kanalin e Ibër Lepencit, disa lagje do mbesin pa furnizim me ujë të pijshëm.

KRU-ja njofton se nga ora 11:00 deri 16:00, me reduktime do përballet: Bregu i Diellit, banesat e bardha, Mati 1, Zllatari, Kolovica, Sofalia, Tasligje, Ulpiana, Kodra e Trimave, Arbëria, Lagjja e Spitalit, lagjja e Universitetit, Konviktet, Hajvalia, Graçanica dhe Veterniku.