Metro

Komuna e Prishtinës ia dhuron FSK-së 38 automjete

Komuna e Prishtinës ia dhuron FSK-së 38 automjete
 

Komuna e Prishtinës ka nënshkruar një memorandum mirëkuptimi me Ministrinë e Mbrojtjes, me ç’rast, i ka dhuruar FSK-së 38 automjeteve.

Nënkryetari i Prishtinës, Muhedin Nushi ka nënshkruar me sekretaren e përgjithshme të Ministrisë së Mbrojtjes, Rozafa Ukimeraj, duke thënë se 38 automjetet jo funksionale që gjenden në Autoparkun e Komunës së Prishtinës, i dhurohen Qendrës Ndërkombëtare Trajnuese të Kërkim Shpëtimit të FSK-së.