Metro

Largohen tavolinat e vendosura në rrugë nga kafenetë në Prishtinë

Largohen tavolinat e vendosura në rrugë nga kafenetë në Prishtinë
 

Me ngritjen e temperaturave kafenetë e kryeqytetit kanë zgjeruar tarracë e lokaleve të tyre, duke vendosur tavolinat në trotuare dhe në hapësirën e sheshit pa pasur leje. Inspektorati i Komunës së Prishtinës gjatë ditës së sotme i ka detyruar ata që ta lirojnë hapësirën publike madje kjo ka qenë edhe vërejtja e fundit.

Kryeinspektori në Komunën e Prishtinës, Adonis Tahiri ka thënë se gjatë javës së kaluar janë paralajmëruar, ndërsa sot po i detyrojnë t’i largojnë tavolinat dhe karriget. Mirëpo në rast se përsëri e zgjerojnë hapësirën e tarracë ku nuk kanë leje, atëherë do shqiptohen edhe gjobat dhe do konfiskohen tavolinat dhe karriget.