1 perditesime
10:58

Komuna u premton banorëve të Gollakut zgjidhje afatshkurtër për transport

Banorët e zonës së Gollakut kanë njoftuar pas takimit me nënkryetarin e Komunës së Prishtinës, Muhedin Nushi, se nga institucionet u është premtuar një zgjidhje afatshkurtër për transportin publik.

Siç kanë thënë përfaqësues të banorëve të fshatrave të Gollakut, atyre u është premtuar një linjë deri në fshatin Prapashticë.

Ata kanë njoftuar se gjatë vitit do të shikohet mundësia për një zgjidhje më afatgjate.

08:17

Banorët e Gollakut protestojnë për mungesë transporti

Ende pa filluar puna e zyrtarëve në Komunën e Prishtinës, banorë të zonës së Gollakut janë duke protestuar për shkak të mungesës së transportit publik.

Përfaqësues të këtyre banorëve kanë thënë për KTV-në se ka kaluar një vit që kur kanë mbetur pa transport dhe se si pasojë e kësaj po u shfaqen shumë probleme.

Ata janë duke kërkuar takim me kryetarin e Komunës, Shpend Ahmeti.

“Kemi ardhur disa herë te nënkryetari e drejtorët. Mbase nja 15 herë. Na kanë thënë se do të takohemi me kryetarin. E vetmja rrugë e jona ishte që të tubohemi e të kontaktojmë e të na bëjnë zgjidhje. Përndryshe s’do të ndalim protestat. Janë hapat e parë. Jemi 35 kilometra larg nga këtu, shitore e barnatore s’kemi. Kemi nxënës. Jemi në kushte të mjerueshme, e s’kemi transport. Qe një vit s’kemi transport. Kemi ardhur, na kanë premtuar, por s’ka gjë konkrete. Nesër do të vijmë edhe më shumë deri të na bëjnë zgjidhje”, ka thënë një përfaqësues i banorëve.