Metro

Shtyhet ekzekutimi i vendimit për “Parkun e Aventurave” në Gërmi

Foto: Koha
 

Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për Çështje Administrative, ka aprovuar propozimin e GLPS-së dhe Qytetarë Aktivë për shtyrjen e ekzekutimit të vendimit të Komunës së Prishtinës për lejimin e realizimit të projektit “Parku i Aventurave” në Gërmi deri në vendosjen meritore të çështjes.

Sipas njoftimit nga Gjytkata, më 12 shkurt 2021, organizatat Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) dhe Qytetarë Aktivë kanë paraqitur nëpërmjet Qendrës për Raste Gjyqësore Strategjike padi me kërkesë për shtyrje të ekzekutimit të vendimit për Leje Mjedisore Komunale, vendim me të cilin Komuna e Prishtinës kishte lejuar realizimin e projektit “Parku i Aventurave“ në Peizazhin e Mbrojtur Gërmia.