Metro

Tahiri: VV-ja, PDK-ja dhe AKR-ja kanë paguar gjobat për thyerjen e rregullave anti-COVID

Tahiri: VV-ja, PDK-ja dhe AKR-ja kanë paguar gjobat për thyerjen e rregullave anti-COVID
 

Drejtori i Inspektoratit të Prishtinës, Adonis Tahiri, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje, Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca Kosova e Re, i kanë paguar gjobat për thyerjen e rregullave anti-COVID gjatë fushatës elektorale.

Tahiri në emisionin “038” të KTV-së tregoi se Lidhja Demokratike e Kosovës, NISMA dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kanë përfunduar te përmbaruesi, pasi nuk i kanë paguar gjobat.