Metro

KRU Prishtina bën thirrje për shpenzim racional të ujit të pijshëm

 

KRU Prishtina u ka bërë thirrje konsumatorëve për shpenzim racional të ujit të pijshëm.

Sipas njoftimit të KRU Prishtinës, niveli i ujit në liqenin e Batllavës vazhdon të jetë në kuotën maksimale të kapërderdhjes, ndërsa i liqenit të Badovcit është tri metra nën nivelin maksimal të kapërderdhjes.