Metro

Prishtina me aksion për grumbullim të mbeturinave të vëllimshme

Prishtina me aksion për grumbullim të mbeturinave të vëllimshme
 

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se kompania rajonale “Pastrimi” do bëjë grumbullimin e mbeturinave të vëllimshme si orenditë, shtretër, dollapë, tavolina dhe gjësende të tjera shtëpiake nga druri dhe metali. Aksioni sipas Komunës do zhvillohet pesë ditë, nga 26 prilli deri më 30 në lagje të ndryshme të qytetit.

“Ju lutemi që mbeturinat e vëllimshme të i vendosni para shtëpive apo vendet e caktuara për mbeturina sipas datave dhe orareve të caktuara. Ju faleminderit për bashkëpunimin”, thuhet në njoftimi