Metro

Policia rajonale e Prishtinës ka shqiptuar 11,184 gjoba dhe ka konfiskuar 77 skuterë

Foto: Koha / ilustrim
 

Policia e Rajonit të Prishtinës, duke u mbështetur në vlerësimet e fundit që i ka bërë situatës së sigurisë në trafik, nga data 26 prill 2021, ka filluar me implementimin e planit operativ për kontrollin e shtuar në trafik, me fokus të veçantë ndaj ngasësve të motoçikletave.

Vetëm gjatë muajit prill për kundërvajtje të ndryshme në trafikun rrugor, në zonën e përgjegjësisë së Drejtorisë Rajonale të Policisë Prishtinë, janë shqiptuar 11,184 gjoba.