Metro

Të hënën nis pajisja me kartat rezidente për parking në qendër të Prishtinës

 

“Prishtina Parking” ka filluar marrëveshjet me banorët në qendër të Prishtinës dhe pajisjen me kartat rezidente për sistemin e parkingut, kartë kjo e cila e identifikon banorin rezident për t’i siguruar vend për parking.

Kryeshefi ekzekutiv i “Prishtina Parking”, Liridon Restelica, ka thënë se janë mbi 150 banorë që kanë aplikuar për pajisje me kartë deri tash.