Metro

Çiklistët kërkojnë lirimin e korsive të biçikletave nga automjetet

 

(KosovaPress) - Në kuadër të javës nacionale të sigurisë rrugore “Marakli t’Biçikletave” dhe Policia e Kosovës po shpërndajnë broshura informative për ngasësit e automjeteve për të mos parkuar në krosin e biçikletave, pwr të respektuar çiklistet dhe duke i njoftuar kështu ata për sfidat që i kalojnë çiklistët çdo ditë në rrugë.

Berat Rakovica nga OJQ “Marakli t ‘biçikletave”, tha se kampanja e organizuar nga kjo OJQ dhe Policia e Kosovës ka për qëllim lirimin e korsive të biçikletave dhe rrugët e këmbësorëve.