Metro

Dëmtohet gypi, disa lagje të Prishtinës pa ujë

 

KRU Prishtina ka njoftuar se disa lagje të Prishtinës kanë mbetur pa ujë, pas shpërthimit të një gypi në rrugën “Tirana”, në afërsi të hekurudhës.

Pa furnizim me ujë, deri në sanimin e gypit, kanë mbetur një pjesë e lagjes “Arbëria” deri te komuna e re e Prishtinës, lagjja “Lakrishte”, dhe një pjesë e lagjes “Dardania”.