Metro

Pas 10 orësh punë sanohet gypi i ujësjellësit në lagjen “Tirana”

 

Një gyp i ujit i cili ka shpërthyer në rrugën “Tirana” në kryeqytet u ka shkaktuar telashe ekipeve të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit në Prishtinë.

Prishja e gypit me diametër fi 200 mm ka lënë pa ujë mbrëmë e deri sot në orët e mëngjesit një pjesë të lagjes Arbëria deri te komuna e re e Prishtinës, lagjen Lakrishte dhe një pjesë e lagjes Dardania, në Prishtinë.