Metro

Gashi: Për shkak të ndryshimeve atmosferike, dezinsektimi ka filluar me 10 ditë vonesë

 

Drejtori i Shëndetësisë në Prishtinë, Bujar Gashi, ka thënë se për shkak të ndryshimeve atmosferike dezinsektimi në këtë komunë ka filluar me 10 ditë vonesë, por sipas tij, brenda kufijve epidemiologjik të kohës.

Gashi në ‘’038’’ të KTV-së u shpreh se me kontratën e re është parashikuar të zgjerohet kilometrat katrorë, që do të përfshirë edhe fshatra të tjerë të kryeqytetit.