Metro

Dështon përfundimisht lagjja pranë liqenit të Badovcit

 

Ka vdekur përfundimisht projekti për ndërtimin e lagjes në Badovc, që bëri bujë të madhe në fillim të vitit 2020.

Kuvendi Komunal i Prishtinës të hënën ka marrë vendim për shpronësimin e tokave rreth Liqenit të Badovcit ku ishin planifikuar ndërtime të vilave nga “KAWA GROUP” dhe kompania “4m Group” që udhëhiqet nga kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës, Përparim Rama.