Metro

Vërshimet bllokojnë Prishtinën, qytetarët kritikojnë Ahmetin

Foto: Facebook
 

Reshjet e shumta të shiut gjatë së dielës kanë bllokuar komunikacionin dhe një pjesë të rrugëve në kryeqytet. Qytetarët kanë publikuar pamje nga lagjet të ndryshme, duke thënë se janë bllokuar nga balta dhe shiu.

Në një grup dedikuar banorëve të Prishtinës, qytetarët po ankohen në kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmetin, duke thënë se për shkak të punimeve janë ngujuar.