Metro

Prishtina e shtata për nga numri i rasteve aktive me COVID-19

koronavirusi
Foto: KOHA/Ilustrim
 

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se aktualisht në Prishtinë janë 11 raste aktive me koronavirus. Sipas MSH-së, Prishtina renditet komuna e shtatë për nga numri i rasteve pozitive, derisa e para është komuna e Gjilanit me 33 raste. Pasuar nga Mitrovica me 27, Prizreni 22, Ferizaj 20, Lipjani 16 dhe Peja 12.

Të enjten janë regjistruar dy raste të vdekjes nga COVID-19 dhe 14 persona kanë rezultuar pozitivë.