Metro

Ahmeti i fton qytetarët e Prishtinës të freskohen në pishinën e Gërmisë

Foto: Shpend Ahmeti/Facebook
 

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka ftuar qytetarët e komunës që udhëheq, që të shfrytëzojnë pishinën e Gërmisë, për tu freskuar në këto ditë me temperatura të larta.

Duke publikuar një fotografi nga kjo pishinë, e cila të dielën duket e stërmbushur me njerëz, Ahmeti thotë se pishina tashmë i ka dyert e hapura për secilin.