Metro

15 raste aktive me koronavirus në kryeqytet

Foto: KOHA/Ilustrim
 

Prishtina është komuna e pestë për nga numri i rasteve aktive me koronavirus. Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se aktualisht janë 15 raste aktive, pasuar nga Lipjani me 14 raste, Peja 13, Vushtrria 9, Kaçaniku 7 e të tjera.

Numrin më të madh të rasteve aktive e ka Gjilani, gjithsej 41. Ndërsa në nivel vendi janë 170 raste aktive.