Metro

QMF-ja në “Kalabri” i kthehet normalitetit pas një viti përballjeje me COVID-19

 

Të zbrazët kanë mbetur shtretërit në Qendrën e Mjekësisë Familjare në “Kalabri”, që për një vit kanë qenë të stërmbushur nga pacientët me Covid-19.

Me uljen e rasteve kjo qendër i është rikthyer normalitetit duke ofruar shërbime për banorët e lagjes, të cilët për një vit janë mjekuar në QMF të lagjeve tjera.