Metro

Nushi: Mbyllja e sërishme fatale për ekonominë e vendit, të gatshëm edhe për valë të re

Foto: EO
 

(Ekonomia Online) - Varianti Delta i koronavirusit është duke u përhapur me shpejtësi të madhe, andaj e vetmja mënyrë mbetet vaksinimi masiv, kështu ka thënë në një prononcim për Ekonomia Online, nënkryetari i komunës së Prishtinës, Muhedin Nushi.

Madje, ai tha se nuk do të ketë rritje të numrit i cili do të vijë deri te mbyllja e sërishme, gjë e cila kishte me qenë fatale për ekonominë dhe zhvillimin ekonomik të Kosovës.