Metro

Vetura përplaset për trafo, një pjesë e Kodrës së Trimave mbetet pa rrymë

 

Në një aksident trafiku në mëngjesin e sotëm në Kodrën e Trimave në Prishtinë, një veturë është përplasur për trafo të rrymës.

KEDS ka njoftuar se si pasojë e këtij vetaksidenti është shkaktuar dëm i konsiderueshëm, ku për pasojë i gjithë stabilimenti shpërndarës i energjisë për një pjesë të Kodrës së Trimave në Prishtinë ka dalë jashtë funksionit.