Metro

Prishtina e Podujeva mund të kenë ndërprerje të furnizimit me ujë të shtunën

 

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka bërë të ditur se për shkak të disa punimeve teknike, gjatë ditës së shtunë, mund të ketë çrregullime me furnizim me ujë të pijshëm për konsumatorët e Prishtinës dhe Podujevës.

“Për shkak të disa punimeve teknike në gypin transportues SP Batllavë - FPU Albanik , gjatë ditës së nesërme 7 gusht 2021, e shtunë , ju njoftojmë se mund të ketë çrregullim me furnizim të rregullt me ujë të pijshëm për konsumatorët e Podujevës dhe Prishtinës. Faleminderit për mirëkuptim!”, thuhet në njoftim.