Metro

Edhe një sportel shtesë në Komunë të Prishtinës për certifikata të pronës dhe kopje të planit

Drejtoria e Kadastrit në Komunë të Prishtinës, njofton qytetarët se për shkak të kërkesave të shumta për certifikata të pronës dhe kopje të planit, pranimi i kërkesave në zyrat pritëse do të bëhet edhe në zyrën pritëse / sportelin numër 6.

“Pra, tani në funksion për këto shërbime do të kemi 4 zyre pritëse dhe atë sportelet me numër: 6,7,8 dhe 9”, njofton Komuna e Prishtinës.