Metro

72 për qind e mësimdhënësve të Prishtinës të vaksinuar

 

(KosovaPress) - Në Komunën e Prishtinës deri më tash janë vaksinuar 72 për qind e mësimdhënësve dhe personelit mbështetës të shkollave.

Derisa kanë mbetur edhe një javë deri te fillimi i vitit të ri shkollor, drejtoresha e Arsimit në kryeqytet, Shpresa Shala, fton të gjithë mësimdhënësit që të imunizohen kundër COVID-19 në mënyrë që mësimi të nisë me prezencë fizike në shkolla.