Metro

1.978 raste aktive me koronavirus në Prishtinë

Foto: KOHA/Ilustrim
 

Prishtina është komuna me më së shumti raste aktive me koronavirus në nivel vendi. Ministria e Shëndetësisë njofton se në kryeqytet janë 1.978 raste aktive, pasuar nga Ferizaj 813 raste, Prizreni 799, Fushë-Kosova 537, Peja 520, Podujeva 472 e të tjera.

Në 24 orët e fundit sipas MSH-së janë regjistruar 10 persona të vdekur nga koronavirusi, 173 raste pozitive dhe 2.261 të shëruar.