Metro

Prishtina e para për nga numri i rasteve aktive me koronavirus

Foto: KOHA/Ilustrim
 

Në Komunën e Prishtinës janë 1.803 raste aktive me koronavirus, duke u renditur si komuna e parë në nivel vendi.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, Ferizaj është komuna e dytë me 738 raste aktive, Prizreni 686, Fushë-Kosova 534, Peja 459, Podujeva 447, Mitrovica 394, Lipjani 357, Gjakova 338 e të tjera.