Metro

Dy lagje të Prishtinës sot mbeten pa ujë

 

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka bërë të ditur se gjatë ditës së shtunë, në dy lagje të Prishtinës do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijes, për shkak të disa punimeve në infrastrukturë.

“Gjatë ditës së nesërme, 2 tetor 2021 ( e shtunë ) duke filluar nga ora 10:00-18:00 do të realizohen punime teknike në infrastrukturë , konkretisht do të ndërrohet gypi i ujit AC fi 350 mm dhe do të vendoset gyp i ri. Përgjatë punimeve, ne jemi të detyruar të ndërpresim furnizimin me ujë të pijshëm për dy lagje të Prishtinës: Lagjja e “ Muhaxhirëve ” dhe lagjja ” Bregu i Diellit”, thuhet në njoftim.