Metro

335 raste aktive me COVID-19 në Prishtinë

 

Ndonëse ka rënë numri i rasteve me COVID-19, Prishtina vazhdon të mbetet komuna me më së shumti raste aktive me COVID-19.

Kryeqyteti ka 335 raste aktive me koronavirus. Ndërkaq Prizreni është komuna e dytë me 187 raste, Mitrovica me 125, Peja me 112, Ferizaj me 107, Gjilani me 104 dhe komuna tjera me më pak raste.