Metro

310 raste aktive me COVID-19 në Prishtinë

 

310 raste aktive me COVID-19 janë aktualisht në Komunën e Prishtinës, duke u bërë komuna me më së shumti raste aktive në vend.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë pas Prishtinës është Prizreni me 157 raste aktive, pastaj Mitrovica me 115, Peja me 107, Ferizaj 100 dhe komuna tjera me më pak raste.