Metro

297 raste aktive me koronavirus në Prishtinë

 

Në Prishtinë aktualisht janë 297 raste aktive me koronavirus, duke u renditur kështu si komuna me më së shumti raste në nivel vendi. Pas saj, radhitet Mitrovica me 112 raste aktive, Prizreni 109, Fushë-Kosova 99, Ferizaj 84, Peja 84, Gjilani 84, Skenderaj 72, Suhareka 71, Gjakova 69, Rahoveci 66, Klina 64, Drenasi 61, e të tjera.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, në 24 orët e fundit nuk ka pasur raste të vdekjes nga COVID-19, derisa janë regjistruar 30 raste pozitive.