Metro

Tri lagje në Prishtinë nesër do të mbesin pa ujë të pijshëm

 

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se të dielën do të ketë punime teknike në gypin magjistral Badoc-Prishtinë, me ç’rast nga ora 10:00 deri në 18:00 do të ketë reduktime.

Pa ujë do të mbesin Lagjja e Spitalit, Mati 1 dhe Bregu i Diellit në Prishtinë.