Metro

173 raste aktive me koronavirus në kryeqytet

Foto: KOHA
 

Në Komunën e Prishtinës aktualisht janë 173 raste aktive me koronavirus. duke u renditur kështu si komuna me më së shumti raste në nivel vendi.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, pas Prishtinës renditet Prizreni me 76 raste, Ferizaj 64, Gjilani 64, Mitrovica 45, Obiliqi 43, Klina 41, Kaçaniku 39, Drenasi 36, Peja 35, Rahoveci 35, Fushë-Kosova 32, Lipjani 31, Gjakova 31 e të tjera.