1 perditesime
20:44

Retkoceri: Nuk ka shpresë për zgjidhje të çështjes së qenve endacakë

Kandidati për asamble komunale i PDK-së në Prishtinë, Leutrim Retkoceri, ka thënë se te qeverisja aktuale në Prishtinë por edhe ato që do të vijnë ka shumë pak shpresë se mund të zgjidhin çështjen e qenve endacakë.

Ai ka thënë se në mandatin e kaluar kanë qenë më shumë se 4 qytetarë kanë ngritur padi ndaj komunës Së Prishtinës, pasi janë kafshuar nga qentë endacakë.

Sipas tij, dëmshpërblimi ka qenë me mjete financiare.

“Sikurse ky balotazh të ishte më ndryshe, gjërat do të ishin më ndryshe për Prishtinën. Këtë kohë komuna duhet të merret me problemet e saja. kërkesa e qytetarëve është që deri në fund të merren me problemet e qytetarëve. Atë kohë kur ka qenë trafiku urban pa pagesë, ishte rritur kërkesa e qytetarëve për të përdorur transportin publik”, ka thënë ai.

20:32

Retkoceri: Ismaili ka thyer akullin në Prishtinë

Kandidati për asamble komunale nga PDK-ja në Prishtinë, Leutrim Retkoceri, ka thënë se PDK-ja ka pasur rritje të jashtëzakonshme në kryeqytet.

Ai ka thënë se nga fushata që ka pasur Uran Ismaili dhe fryma pozitive që është shpërndarë në këtë fushatë, një pjesë e madhe e kanë një keqardhje që Ismaili nuk do të udhëheqë me kryeqytetin.

Retkoceri ka thënë se për rritjen që ka ndodhur do të jenë gjithmonë falënderues votuesve.

“Urani ka thyer akullin në Prishtinë, sepse është dyfishuar rezultati. Kjo me një garë që ka sjell një frymë të re dhe e bëri një politikbërje të ndryshme. Në balotazh do të jenë dy kandidatë që më shumë kanë lexuar programe. Është shumë me rëndësi rritja e PDK-së që ka ndodhur”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se ende nuk është bërë analizë se pse kanë ardhur deri te ky rezultat.

Sipas tij, Ismaili ka vendosur konturat për të ardhmen e Prishtinës, duke shtuar që programi ka qenë i mirë.

Retkoceri ka thënë se këtij programi nuk do t’i bie vlera as pas katër vjetësh.