Metro

Qytetarët e Prishtinës nga nesër mund ta marrin vaksinën kundër gripit sezonal

Foto: Alban Bujari/KOHA
 

Qytetarët e Prishtinës, duke nisur nga e enjtja, mund ta marrin vaksinën kundër gripit sezonal në sallën “1 Tetori”.

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se nga e enjta, duke filluar nga ora 08:00 deri në ora 19:00, fillon administrimi i vaksinës kundër gripit sezonal.