Metro

Reagojnë nga VV-ja: Faleminderit LDK që e fute PDK-në në Prishtinë

 

Arianit Beqiri, ish-kandidat i Vetëvendosjes për Asamblenë në Prishtinë, dhe pjesë e kabinetit të kryeministrit Albin Kurti, ka reaguar për raportimin e KOHËS se Blerand Stavileci i Partisë Demokratike të Kosovës do të jetë nënkryetar i ri i Prishtinës.

Të mërkurën, KOHA ka raportuar në burime se LDK-ja e PDK-ja pritet të bashkëpunojnë në Prishtinë, pasi që Përparim Rama i LDK-së të marrë pushtetin në kryeqytet. Rama fitoi në balotazh ndaj Arben Vitisë së Vetëvendosjes duke e përmbysur rezultatin e rundit të parë, pavarësisht se ishte mbrapa me mbi 10 mijë vota.