Metro

Vazhdon greva e 16 zyrtarëve të arsimit të Prishtinës

16 zyrtarët të lartë të arsimit në komunën e Prishtinës kanë hyrë në ditën e tretë të grevës, për shkak se pagën të cilën e marrin me koeficientin gjashtë kërkojnë ta rrisin në tetë.

Këtë kërkesë ata tashmë ia kanë dërguar komunës së Prishtinës dhe Ministrisë së Financave, e të cilën po e bazojnë në legjislacion në fuqi.Zyrtarë të Komunës së Prishtinës kanë thënë se nuk kanë kompetenca që të rrisin pagat e këtyre zyrtarëve.