Metro

Nga 6 dhjetori Trafiku Urban do të kërkojë dëshmi vaksinimi apo test PCR

 

Trafiku Urban ka njoftuar se nga 6 dhjetori autobusët lokalë do të ofrojnë shërbime me vetëm 50 për qind të kapacitetit, përkatësisht do të pranojë vetëm 17 udhëtarë për autobusë.

Në një komunikatë të “Trafikut Urban” po ashtu bëhet se ditur se bazuar në masat e reja të aprovuara nga Qeveria e Kosovës të martën, nga 6 dhjetori do të caktohen persona përgjegjës që do të kontrollojnë pasagjerët nëse kanë dëshmi të vaksinimit, test PCR apo dëshmi se e kanë kaluar COVID-in.