Metro

“Termokos” njofton për ndërprerjen e ngrohjes në një lagje

 

Ndërmarrja Publike “Termokos” ka njoftuar për ndërprerje të ngrohjes për konsumatorët e lagjes “Qendër”.

Bëhet fjalë për objektet banesore Aktash 1, 2 dhe 3, që sipas “Termokosit” për shkak të rrjedhjes së gypit që furnizon me ngrohje këto objekte është ndërprerë përkohësisht furnizimi me ngrohje.