Metro

“Faik Konica” në Prishtinë kalon në skenarin C

Foto: KOHA
 

Shkolla Fillore “Faik Konica” në Prishtinë ka kaluar në skenarin C, për shkak të rasteve pozitive me koronavirus. Me ç’rast, procesi mësimor do të vijojë online.

Në njoftimin që ka siguruar KOHA thuhet se nga 1.474 nxënës, 75 kanë rezultuar pozitivë me koronavirus, duke arritur normën prej 5 për qind të infektuar.