Metro

Situatë e rëndë me COVID-19 në shkollën “Ismail Qemali”, 180 nxënës të infektuar

 

Në 200 ka shkuar numri i përgjithshëm të infektuarve me COVID-19 në mesin e nxënësve dhe stafit të shkollës “Ismail Qemali” në Prishtinë, ka mësuar KOHA.

Shkolla, ndër më të mëdhatë në kryeqytet, kaloi në skenarin C, atë të mësimit online, më 17 janar për shkak të regjistrimit të dhjetëra rasteve me virus. Tani në një takim të grupit të Task-Forcës së shkollës të shtunën, për situatën e krijuar me virus, është vendosur që mësimi online të vazhdojë të paktën deri më 26 janar.