Metro

Mësimdhënësit me COVID, shkolla “Iliria” kërkon ndihmën e prindërve për mbajtjen e mësimit

Foto: Ilustrim
 

Në shkollën “Iliria” në Prishtinë numri i mësimdhënësve të infektuar me COVID-19 në ciklin nga klasa 6 deri 9 është mjaft i lartë dhe si rrjedhojë po shkaktohet vështirësi në mbajtje e mësimit me prani fizike në këtë cikël. 

Këshilli i Prindërve të kësaj shkolle në një kërkesë drejtuar prindërve, ka kërkuar që ata që janë me profesion mësimdhënës, mjek, inxhinier, apo që e kanë të përfunduar gjuhën gjermane, të paraqiten vullnetarisht për të mbajtur mësim.