Metro

Mbi 7 mijë raste aktive me koronavirus në Prishtinë

 

Prishtina është komuna e parë në nivel vendi për nga numri i rasteve aktive me koronavirus.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se aktualisht në kryeqytet janë 7.426 raste aktive, pasuar nga Mitrovica me 1.576 raste, Peja 1.481 raste, Fushë-Kosova 1.030, Gjakova 999, Gjilani 913, Vushtrria 827, Ferizaj 776, Prizreni 764, Klina 414 e të tjera.