Metro

Prishtina me kufizime buxhetore për rritjen e sigurisë në trafik

Në Kosovë çdo vit humbin jetën shumë më tepër persona si pasojë e aksidenteve të automjeteve sesa nga cilado vepër tjetër penale. Kjo është bërë e ditur nga përfaqësues të policisë të mërkurën në tryezën për sigurinë në trafik me titull “Siguria në trafik: çka duhet të bëjnë komunat”. Ky debat u organizua nga Asociacioni i Komunave të Kosovës dhe “Helvetas Swiss Intercooperation”, projekti për decentralizim dhe përkrahje komunave – DEMOS.

Nga Asociacioni i Komunave të Kosovës u bë e ditur se komunat po përballen me kufizime buxhetore për të bërë më shumë për sigurinë në trafik.