Metro

Arrihet marrëveshja, kompania “Pastrimi” nis grumbullimin e mbeturinave

FOTO: KOHA
 

Pas arritjes se një marrëveshjeje me Kompaninë për Menaxhimin e Deponive, Kompania Rajonale "Pastrimi" ka filluar grumbullimin e mbeturinave në rajonin e Prishtinës, në orët e pasdites.

Sipas kryeshefit ekzekutiv, Burim Kelmendi, ata kanë arritur një marrëveshje që për dy muaj të kthejnë borxhin prej 300 mijë eurove.