Metro

Rama i pakënaqur me pastrimin e Prishtinës, paralajmëron masa

 

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, është shprehur tejet i pakënaqur me punën e kompanisë “Pastrimi” dhe ndërmarrjes publike lokale “Hortikultura” në çështjen e pastrimit të kryeqytetit.

Rama të premten ka thënë se janë në proces të ristrukturimit të kësaj çështje, në mënyrë që të ketë përgjegjësi më të madhe për ta pastruar Prishtinën.