Metro

Mbyllet sot dhe nesër rruga “Muharrem Fejza” në Prishtinë

 

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se të premten dhe të shtunën do të mbyllet për qarkullim segmenti i rrugës “Muharrem Fejza”, për shkak të punimeve.

Do të mbyllet ai segment i rrugës përfshirë edhe gjithë rrugët lidhëse prej rrethrrotullimit te Rruga B në drejtim të lagjes Mati, përkatësisht deri te rruga “Ibrahim Oruçi”.